Gjykata në Serbi ka rrëzuar akuzat për terrorizëm ndaj 3 policëve të Kosovës, ndërsa janë lënë në fuqi vetëm akuzat për mbajtje të paligjshme të armëve. Gjykata serbe ka caktuar 30 ditë paraburgim për 3 efektivët kufitarë të Kosovës.
Policia e Kosovës njoftoi më 14 qershor se tre efektivë të saj në pikën kufitare Tresave/Bare u rrëmbyen nga forcat serbe. Por ndërsa Kosova konsideron se rrëmbimi i efektivëve është kryer 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës, Serbia thekson se tre Policët janë arrestuar 1.8 kilometra larg vijës administrative në rrugën Orahovë-Gnjilicë.
Ngjarja nxiti reagimin e ndërkombëtarëve të cilët u kanë bërë thirrje palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për de-përshkallëzimin e pakushtëzuar të situatës.
/rtsh.al/