RTSH 24 Live

Kosovë

Osmani takohet me Ndihmës Sekretarin e NATO-s: Në fokus, siguria dhe stabiliteti i Kosovës

3 orë para

Osmani takohet me Ndihmës Sekretarin e NATO-s: Në fokus, siguria dhe stabiliteti i Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Gjatë takimit mes dyshes, në fokus të bisedimeve ishte rruga që duhet të ndjekë Kosova për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike.

Lajmi është bërë me dije nga Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

 “Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, shkruan Osmani.

/rtsh.al/