Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.
Duke vlerësuar praninë e forcave të Aleancës në Kosovë për garantimin e paqes, Osmani thekson se NATO mbetet një aleat i pazëvendësueshëm.
“Në takim me Admiralin Bauer, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, thotë Osmani.
Presidentja Osmani e ka falënderuar NATO-n për rolin e saj të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe për angazhimin e vazhdueshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
/rtsh.al/