RTSH 24 Live

Sociale

Java Botërore e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët - Apel për të luftuar rezistencën antimikrobiale

3 orë para

Java Botërore e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët - Apel për të luftuar rezistencën antimikrobiale

Java botërore e ndërgjegjësimit për antibiotikët vjen me apelin për t’i përdorur vetëm kur janë të nevojshëm, për të luftuar rezistencën antimikrobiale. Ndodh shpesh që një person t’i drejtohet farmacisë për të kërkuar një antibiotik dhe vetë kuruar, gjë që është shumë e dëmshme për shëndetin. Farmacistja Levinja Bellovoda thotë se vitet e fundit vihet re një ndërgjegjësim në përdorimin e antibiotikëve.

Nëse bëjmë një krahasim me vitet e shkuara kemi ndërgjegjësim por nuk jemi prapë aty ku duhet. Urojmë që të ndryshojë situata siç po ndodh dhe të paktën të kemi më shumë ndërgjegjësim për sa i përket antibiotiko-rezistencës”, u shpreh farmacistja, Levinja Bellovoda.

Bellovoda thotë se kujdes i shtuar duhet treguar për virozat e stinës dhe tendencën për t’i trajtuar me antibiotikë.

Ka pak ngarkesë sidomos të sëmurët me sëmundje kronike dhe fëmijët. Nëse ka 4-5 ditë që     pacienti nuk ka ndryshim me uljen e temperaturës, me një gjë ndje e cila sjell vështirësi në frymë    marrje apo problematika të tjera dhe mjeku gjykon që ka nevojë për antibiotik, patjetër ai ja jep. Por vet pacienti jo”, u shpreh Bellovoda.

Duke përdorur antibiotikët pa kriter, jo vetëm që shtohen në organizëm mikrobet rezistente dhe infeksionet e ndryshme, por ato do të zgjasin edhe kohën e shërimit. Apeli që vjen në këtë javë është shmangia e përdorimit të tyre kryesisht tek fëmijët.

Gazetare: G. Sali    

/RTSH/