Kryeministri Edi Rama pritet të nis takimin me komunitetin shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe. Takimi do të zhvillohet në Londër, dhe ka në fokus thirrjen e kryeministrit për bashkëkombësit të investojnë në Shqipëri dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e vitit 2025.
Ky takim është i rëndësishëm, pasi për herë të parë një kryeministër ka një lidhje të drejtpërdrejtë me diasporën shqiptare, duke i dhënë mundësinë atyre të ndikojnë më shumë në zhvillimin e Shqipërisë.
Klotilda Maçingo, e cila raportoi për RTSH 24 nga Londra, tha se ky takim ka për qëllim të angazhojë diasporën shqiptare që të kontribuojnë në Shqipëri, jo vetëm në biznese por edhe në fusha të tjera të caktuara.
“Në platformën flitet për një festë që I drejtohet diasporës që të jetë më e pranishme në Shqipëri dhe personave që kanë investuar në Britaninë e Madhe jo vetëm në biznese por edhe në kulturë dhe zhvillimin intelektual. Vijojnë ende të ketë shqiptarë që mbërrijnë në sallë dhe kjo është diçka shumë pozitive për shqiptarët që jetojnë jashtë. Ky takim është i nevojshëm pasi për herë të parë një kryeministër ka një konstant direkt me bashkëkombësit e tij. Me sa kam folur shqiptarë që janë në Londër kanë dëshirë të votojnë për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet e 2025”, u shpreh ajo.
Në fjalën e saj, Maçingo theksoi se pjesëmarrësit kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025, duke votuar për herë të parë nga jashtë Shqipërisë. Ky është një moment i rëndësishëm për përfshirjen e diasporës në proceset politike të vendit të tyre.
/rtsh.al/