Kryeministri Edi Rama ka apeluar për një pjesëmarrje masive të diasporës shqiptare në Londër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke e konsideruar këtë si një mundësi për të ndryshuar përfundimisht kursin e Shqipërisë dhe për të shuar ndasitë e krijuara nga partitë gjatë këtyre viteve.
Rama theksoi se fitorja e Partisë Socialiste do të ishte një fitore për të ardhmen e Shqipërisë, një mundësi për të përfunduar me ata që, sipas tij, kanë shkatërruar vendin dhe kanë kultivuar urrejtje dhe ndasi.
Kryeministri Rama i pozicionoi zgjedhjen e ardhshme si një moment vendimtar për shqiptarët që të shohin përpara dhe të distancohen nga e shkuara, veçanërisht nga ata që i kanë kontribuar ndarjes dhe polarizimit të shoqërisë.
“Ata të verbër që afrohen në dyert e takimeve tona apo të cilët marrin një nxitje për tu ngritur dhe për të bërtitur është që shqiptar sot nuk është e ndarë mes të djathtës dhe të majtës, nuk është e ndarë mes socialistëve dhe demokratëve në kuptimin e programeve dhe ideve, Shqipëria sot është e ndarë mes përpjekjes së mundshme për të bërë më të mirën dhe për të përqafuar të ardhmen që e shohim me sy. Nuk ka as të majtë as të djathtë që justifikon harbutërinë dhe rrugaçërinë dhe dhunën verbale dhe nxitjen e urrejtjes, të gjitha këto nuk janë shqiptare. Këto janë një hall i madh për shoqërinë tonë, të gjithë prindërit duhet të bëhen bashkë dhe ta shporrin këtë hall nga tryezat e tyre dhe nga hapësira ku edukohen fëmijët e tyre dhe nga korniza e televizorëve që janë kthyer në çmendinë ku përcillen vetëm urrejtje, ndasi e poshtërisë. Në ju do të merrni pjesë masivisht në zgjedhjet e ardhshme do i shtoni peshën e vendimmarrjes tuja shumicës së Shqipërisë për “Shqipërinë në 2030 në BE”, o ju them se përballja elektorale nuk do jetë vetëm vendimtare por përfundimtare pa kthim mbrapa për shtete bërjen, për drejtësinë dhe ekonominë. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme nuk do jetë fitorja e radhës së një partie por duhet të jetë triumfoi i një vizioni për botën, duhet të jetë triumfi i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit. Largoni ndasisë dhe të përqafoni alternativën që u jep të gjejnë krenarinë që duan për veten dhe fëmijët e tyre. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë një fitore përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit dhe pengmarrja për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga historia”, tha Rama.
/rtsh.al/