Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të diel (24 nëntor) në Londër një takim me shqiptarët e Britanisë së Madhe.
Takimi i Ramës është pjesë e turit "Krenar për Shqipërinë", pas takimeve të ngjashme me shqiptarët në Nju-Jork dhe Selanik. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12.00 ku duket se të gjitha përgatitjet janë gati, ku një ditë më parë vetë kryeministri ka ndarë pamje nga salla ku do të zhvillohet mbledhja.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.
Këto takime janë një mundësi për të angazhuar komunitetin shqiptar jashtë vendit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2025, kur diaspora do të ketë për herë të parë të drejtën e votës.
/rtsh.al/