Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të dielën në Londër një takim me shqiptarët e Britanisë së Madhe.
"Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër!" shkruan me këtë rast zoti Rama në rrjetet sociale.
Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, pas vendimit për dhënien e të drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, u shpreh Kryeministri Rama.
Në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën, Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe Itali, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, si dhe shqiptarët në SHBA.
/ rtsh.al /