RTSH 24 Live

Sociale

Fshati i mandarinave - Në Hingë të Beratit, i gjithë prodhimi shkon për eksport

3 orë para

Fshati i mandarinave - Në Hingë të Beratit, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Në fshatin Hingë të Beratit këto janë ditët e pikut të punës. Gati e gjithë sipërfaqja bujqësore në zonë është e mbjellë me mandarina, ndërsa prodhimi është I destinuar për tregun jashtë Shqipërisë .

Fshati Hingë ne Berat prodhon mandarina vetëm për eksport.

Pothuajse 90 % e tokave bujqësore janë mbjellë me agrume të cilat eksportohen kryesisht në Ballkan.  I gjithë fshati numëron 41 mijë rrënjë mandarina të llojit Klementin, të mbjella në një sipërfaqje prej 74 ha.

Prodhuesit janë të kënaqur sepse pas vjeljes e  gjithë sasia shkon në pikat e grumbullimit.

Procesi i vjeljes së prodhimit zgjat rreth dy apo tre muaj sepse varet nga kërkesa që kemi. Por unë nuk arrij dot ta mbarojmë sepse nuk kam fuqi punëtore. me këtë çmim që është 50 deri në 60 lekë kilogrami është çmim i mirë se ka dhe për punëtoret ka dhe për mua. në arrijmë të nxjerrim 5 deri në 6 maune në ditë nga 220 kuintal” u shpreh një prej kultivueseve.

Duke treguar për RTSH, ai tha se nuk arrijmë dot ta grumbullojmë prodhimin sepse nuk kemi fuqi punëtorë që ta çojmë në pikat e grumbullimit.

Djali 15 vjeçar i një prej kultivueseve të mandarinës tregon se për ti ardhur në ndihmë familjes së tij është detyruar që të mos shkoi në shkollë.

Agrumet janë kultivuar nga 150 fermerë , ku 95 prej tyre kanë marrë mbështetje nga shteti si pjesë e skemave subvensionale.

Fshati Hingë prodhon në një vit mbi 1300 ton mandarina. Edhe këtë vit prodhimi ishte i mbarë ndërsa çmimi varion nga 60 deri ne 66 lekë për kg.

/rtsh.al/