RTSH 24 Live

Sociale

Koçiu: Riparim i çatisë së spitalit të Pukës, vijon normalisht shërbimi ndaj qytetarëve

6 orë para

Koçiu: Riparim i çatisë së spitalit të Pukës, vijon normalisht shërbimi ndaj qytetarëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për riparimin e çatisë së spitalit të Pukës, pas dëmtimit të shkaktuar nga era e fortë dhe reshjet e shumta të shiut të disa ditëve më parë.

Koçiu theksoi se “vijojnë të funksionojë normalisht shërbimi i urgjencës, Laboratori klinik Bio-Kimik, shërbimi i imazherisë si dhe autoambulancat të cilat janë në gatishmëri”.

“Ngrohja dhe furnizimi me energji elektrike janë rivendosur, ndërsa spitali është në gatishmëri për çdo nevojë të qytetarëve”, tha Koçiu.

Spitali i Pukës ofron cilësi më të mirë shërbimi për qytetarët falë investimeve në infrastrukturë dhe pajisje të reja biomjekësore. Pas rehabilitimit të godinës, farmacisë dhe pavioneve ai ofron pajisje të reja në sallat e operacionit, në urgjencë dhe autoambulancë të re.

 

/rtsh.al/