Gjakmarrja dhe ngujimi, vijon të jetë prezent në Qarkun e Lezhës. Të ngujuarit janë kryesisht të ardhur nga zonat veri-lindore dhe për Pjetër Gjoka, i cili prej 30 vitesh ushtron misionin si pajtues gjaqesh, për kë këtë plagë sociale duhet mbështetje nga institucionet shtetërore.
36 është numëri I familjeve të ngujuara nga gjakmarrja, në qarkun e Lezhës, një fenomen shqetësues që ka pësuar rritje, nga 30 që ishin më parë.
Të dhënat zyrtare janë dhënë nga misioni I pajtimit të gjaqeve dhe sipas Pjetër Gjoka, pjesa më e madhe e krime të cilat kanë ndodhur brenda territorit të Lezhës, por nuk mungojnë sipas tij, as të ardhurit nga zonat verilindore .
“Ne kemi edhe raste, që vetë vrasësi në kohë më të hershme , ka dal nga burgu. Kemi tre familje të tilla, dy në Lezhë dhe një në Torovicë që vrasësi është liruar nga burgu. i kemi kontaktuar dhe këtë vrasës dhe më thënë të drejtën , pavarësisht nga faji që mund të kenë bërë e kanë shlyer dënimin. Por serish shoqëria duhet të kujdeset për ta sepse ata qëndrojnë gjithë ditën dhe gjithë natën brenda dhe janë bërë si njerëz të egër”, u shpreh pajtuesi i gjaqeve, Pjetër Gjoka.
Të mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë, këto familje po jetojnë në kushte të vështira ekonomike, ndërsa mbështetja e institucioneve shtetërore, përjashto Bashkinë e Lezhës, ka munguar, shprehet misionari I pajtimit të gjaqeve, Pjeter Gjoka.
“Jemi të prirur të shkojmë sipas ligjit, sipas institucioneve , ti shkojmë një kompromisi, ti shkojmë dialogut duke pasur një pajtim ndërmjet tyre. Jo gjithçka sipas kanunit. Është shtresa më vulnerabël e shoqërisë”
Bashkia Lezhë bënë me dije se ndër vite janë menaxhuar tre familje me fëmijë në moshë shkollore të kategorizuara si familje në gjakmarrje, ndërsa njësia e bashkëpunimit me drejtorinë e arsimit dhe drejtorinë e policisë kanë ofruar mundësinë e dhënies së mësimit në banesë.
Ndërkaq, në bashkëpunim me misionin e pajtimit e gjaqeve, për të pestin vit radhazi Bashkia e Lezhës ka ofruar pako ushqimore në fundvit për rreth 30 familje të ngujuara.
ç
/rtsh.al/