Familjarë, miq, kolegë e qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda, të mbledhur në teatrin “ Migjeni”, aty ku Zefi kaloi thuajse gjithë jetën e tij.
Për familjarët boshllëku që ka lënë pas është i papërshkueshëm, por gjetën forcë për ta kujtuar siç Zefi do dëshironte gjithmonë.
Në 1- vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar, Mjeshtrja e madhe, Zyliha Miloti shprehet se “përveç familjes së tij , Zefi na mungon neve më së shumti. Jemi mësuar me atë , me ato britmat e tija, me atë gazin e tij nëpër korridore të teatrit. Zefi ka qenë unik. Si Zefi nuk vjen më aktor”
“Zefi është një krenari jo vetëm për qytetin e Shkodrës por për të gjithë Shqipërinë” u shpreh plot emocion Mjeshtëri i madh, Agron Dizdari.
Për kolegët që ndanë skenën por edhe jetën me Zefin, mungesa e tij ndjehet.
“Nuk ka ditë që ne nuk e përmendim Zef Dedën”, kujton Drane Xhaj.
Besnik Çinari tha se “ Sot është bërë një vit por ne na duket vecc një javë. Zefi ishte I veccantë, I dashur shumë. I qeshur shumë. I mungon Teatrt “Migjeni” I mungon spektatorit shkodran shumë dhe atij mbarëkombëtar.
Aktualisht Teatrit Migjeni por përgatitet për të rikthyer festivalin e humorit, e duket se ky event pa Zef Dedën është gjysëm I plotë.
Përgjegjësi i Teatrit “Migjeni’, Arian Culiqi shtoi se,“ festivali I parë pas shumë vitesh do të bëhet pa një figurë kaq të madhe sikurse ishte Zef Deda”
Për familjarët boshllëku që ka lënë pas Zef Deda është I papërshkueshëm, por gjetën forcë për ta kujtuar siç Zefi do dëshironte gjithmonë
Jul Deda I biri I aktori të madh Zef Deda tha “ Ju falënderojmë ju për gjithë jetën tuaj që keni kaluar me babin tim ndaj sikurse I kam thënë dhe mamasë sot, që ne do e kujtojmë gjithmonë sikurse ai vetë ka dashur, me miq dhe kolegë”.
Zef Deda, një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Njerëzit vdesin vetëm kur harrohen, e Zef Deda nuk vdes kurrë…
/rtsh.al/