RTSH 24 Live

Kosovë

Osmani: Drejtësia për vrasjen e Xhemajl Mustafës duhet të vihet në vend

3 orë para

 Osmani: Drejtësia për vrasjen e Xhemajl Mustafës duhet të vihet në vend

Në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafën, p0residentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar atë si një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Ajo është shprehur se vrasja e Mustafës mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend.

Në 24-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt, Xhemail Mustafën, një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike.   Ai mbetet simbol i guximit, i integritetit dhe i përkushtimit ndaj vendit. Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend. Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!”, shkruan Osmani.