SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë godasin një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës, me lidhje në Shqipëri, Europë dhe Amerikën Latine.
Organizata kishte bazën e saj në qytetin e Elbasanit dhe shtrinte veprimtarinë në disa shtete të Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine.
Në kuadër të hetimeve janë ndaluar 21 persona, mes të cilëve 18 individë janë arrestuar me burg, përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar të lartë të policisë dhe një ish-gjyqtar.
Gjykata e Posaçme ka vendosur masat e sigurimit për të gjithë këta individë, ndërsa disa të tjerë janë nën hetim për rolet e tyre në këtë aktivitet kriminal.
Aktiviteti kriminal: Organizata drejtohej nga Suela Çela dhe kishte si qëllim kryesor kontrollin e territorit në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur dhunë dhe mekanizma të ndryshëm për të eliminuar rivalët. Çela ishte përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; M.Ç., A.V., B.SH, K.M., Xh.R.etj ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve. Aktiviteti i saj kryesor financohej nga trafikimi i kokainës nga Amerika Latine në Europë, me destinacion vende si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
Roli i funksionarëve të korruptuar: Organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë dhe të sistemit gjyqësor për të mbrojtur operacionet e saj dhe për të manipuluar proceset gjyqësore. Dy gazetarë gjithashtu u identifikuan si pjesë e planit për të manipuluar opinionin publik, duke shpërndarë informacione të manipuluara dhe duke mbështetur imazhin e grupit në media. Konkretisht organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetahu) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.
“Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit S.Ç. dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre. M.L ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjtën kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve. Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët A.H. dhe E.Q, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”, njofton SPAK.
Transporti i kokainës dhe pasuritë e përfituara: Kokaina transportohej nga Amerika Latine nëpërmjet porteve të mëdha europiane dhe aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga ky aktivitet investohej në blerjen e narkotikëve, pastrimin e parave dhe mbështetje për infrastrukturën e organizatës.
“Kokaina transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës në tregun e narkotikëve në Evropë. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës”, njofton SPAK.
Veprimet kriminale të dokumentuara:
Vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të shtetasit, A.Ç., në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit
Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit B.M, mars 2020;
Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit E.K, në vitin 2020.
Tentativa për trafikimin e 930 kg kokainë nga Ekuadori në Europë në 2020.
Tentativa për trafikimin e 466 kg kokainë nga Ekuadori në Holandë në 2021.
Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:
- L aliasS.Ç – 36 vjeç, banues në Elbasan
- Ç – 35 vjeç, banues në Elbasan
- R – 33 vjeç, banues në Tiranë
- Malias K.Ç alias K.Ç – 37, banues në Elbasan
- H – 30 vjeç, banues në Elbasan
- H – 34 vjeç, banues në Elbasan
- Z – 33 vjeç, banues në Elbasan
- R – 37 vjeç, banues në Tiranë
- Xh, alias E.C, A.C – 39 vjeç, banues në Tiranë
- K. – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
- V – 48 vjeç, banues në Elbasan
- M – 27 vjeç, banues në Elbasan
- H – 35 vjeç, banues në Elbasan
- S – 34 vjeç, banues në Tiranë
- H – 50 vjeç, banues në Tiranë
- Q – 39 vjeç, banues në Tiranë
- F – 65 vjeç, banues në Elbasan
- Gj – 48 vjeç, banues në Tiranë
- Sh, aliasB.Sh – 51 vjeç, banues në Tiranë
- L aliasH.X aliasH.S – 40 vjeç, banues në Tiranë
- B – 39 vjeç, banues në Elbasan
Veprat penale të dyshuara:
- “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të A.Ç, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;
- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe B.M.
- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
- “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.
- “Grup i strukturuar kriminal”.
- “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
- “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
- “Shpërdorim detyre”.
- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” .
/rtsh.al/