RTSH 24 Live

Sociale

Konsultim publik për TikTok, Manastirliu: Të rritet bashkëpunimi shkollë-prind

4 orë para

 Konsultim publik për TikTok, Manastirliu: Të rritet bashkëpunimi shkollë-prind

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastriliu, së bashku me Kryeministrin Edi Rama kanë zhvilluar sot (26 nëntor) në ambientet e shkollës ”Sami Frashëri’ në Tiranë konsultim publik në lidhje me platformat TikTok dhe Snapchat.

Ministrja Manastirliu shtroi pyetjen a duhen mbyllur kët oaplikacioneve apo thjesht të kufizohen me bazë moshe. Më tej ajo theksoi se nevojitet angazhim dhe intensifikim mes shkoillës, mësuesve dhe prindërve për gjetjen e rrugëve të reja dhe inovatore për të shfrytëzuar në të mirë teknologjinë.

“Na duhet të bashkëpunojmë më shumë me shkollën me fëmijët dhe shkolla me ne. Duhet të rrisim instrumentet dhe mekanizmat që kemi sot në shkollë funksionale, ti fuqizojmë, ti besojmë për të bërë të mundur që fenomenet negative të eliminohen brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës.

Duhet t'i mbyllim apo të lejojmë kufizimin në bazë moshe? Angazhimi që duhet të ndërmarrim së bashku për fëmijët tanë. Të rrisim angazhimin dhe intensifikuar komunikimin mes shkollës, mësuesve, prindërve për të gjetur rrugë të reja dhe inovatore, për të shfrytëzuar në të mirë teknologjinë”, tha ajo.

Konsultimi publik për TikTok dhe Snapchat vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Ky i fundit u qëlllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Autori i  ngjarjes fill pas tragjedisë publikoi në rrjetin social ToikTok një foto ku shfaqej me thikë në dorë. Po ashtu, në një tjetër video në këtë platformë, dy të mitur të tjerë shfaqeshin duke folur për ngjarjen e rëndë dhe duke nxitur akte të rënda.

/rtsh.al/