RTSH 24 Live

Sociale

Qyteti i Pavarësisë, prenotime për festat e nëntorit në Vlorë

26/11/2024

Qyteti i Pavarësisë, prenotime për festat e nëntorit në Vlorë

112-vjetori i Pavarësisë e gjen Vlorën në qendër të festimeve. Ndërsa autoritetet vendore po kujdesen për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike, në këtë prag festash është vënë re rritje e prenotimeve dhe rezervimeve në hotelet e qytetit.

Strukturat akomoduese përmes paketave turistike në netët e qëndrimit dhe organizimeve po rrisin ofertat.

Për vetë banorët, rëndësia e festimeve të Pavarësisë mbetet e shenjtë, por ky vit rezulton në gjykimin e tyre është vjen më i zbehtë.

Koncerti i fëmijëve me valle këngë e recitime ishte ai që një natë më parë mblodhi para muzeut kombëtar të Pavarësisë qytetarë të cilët shijuan interpretimin e fëmijëve me nota patriotike.

Kryetar i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u shpreh se "bukuria e Vlorës, nuk është vetëm në ngritjen e flamurit. Bukuria më e madhe janë performancat e bukura në nder të kësaj feste".

Aktivitet kulturore me angazhimin e Drejtorisë së kulturës, qendrës artistike të fëmijëve, shkollave e teatrit të qytetit po vazhdojnë përgjatë këtyre ditëve.

/rtsh.al/