RTSH 24 Live

Sociale

Parada e Ditës së Pavarësisë, pjesëmarrës edhe ansamblet kulturore të Prizrenit

26/11/2024

Parada e Ditës së Pavarësisë, pjesëmarrës edhe ansamblet kulturore të Prizrenit

Prizreni nuk do të mungojë në paradën e shqiptarëve më 28 nëntor kushtuar Ditës së Pavarësisë, që do të mbahet në Tiranë.

Adem Morina, Drejtor i Rinisë, Kulturës dhe Sportit në komunën e Prizrenit thotë se për herë të dytë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të marrin pjesë rreth 200 anëtarë të ansambleve kulturore të Prizrenit.

“Me datën 28, Prizreni do të jetë në Tiranë dhe do të bëhemi bashkë në paradën e të gjithë shqiptarëve që realizohet në sheshin e Tiranës", tha Morina.

Atmosfera festive për festat e flamurit gëlon edhe në Prizren, qyteti është veshur me flamuj dhe simbole të tjera atdhetare.

Si kryqendër historike dhe shpirtërore e shqiptarëve, më   28 nëntor, ditën e pavarësisë së Shqipërisë Prizreni vizitohet në masë nga turistë të huaj dhe vendas.

Gazetare: Besjana Gërmizi 

/rtsh.al/