RTSH 24 Live

Sociale

Inovacioni në sipërmarrje, bashkëpunim mes Shqipërisë-Italisë-Malit të Zi

26/11/2024

Inovacioni në sipërmarrje, bashkëpunim mes Shqipërisë-Italisë-Malit të Zi

Një bashkëpunimin mes sipërmarrjes shqiptare, italiane dhe asaj të Malit te Zi ka nisur sa i përket zhvillimit të produkteve më të qëndrueshme dhe më të përshtatshme duke futur teknologji inovative të Prodhimit Shtues, madje edhe në sektorët tradicionalë.

Presidenti i Shoqatës së Proeksport Albania, Edvin Premçe theksoi se duhet te punojmë më shumë për rritjen e produktivitetit bazuar në teknologji.

Do të jetë një nisje e një rrugëtimi te gjatë, që biznesi shqiptar do të shkoj drejtë modernizimit, drejt prodhimit  3D dhe të themi pse jo dhe automatizimit të tyre e cila çon në rritjen e produktivitetit të cilësisë dhe në një farë mënyre të ul edhe kostot”, u shpreh Edvin Premçe, Presidenti i Shoqatës së Proeksport Albania.

Ky program është krijuar për të përshpejtuar inovacionin, për të rritur konkurrencën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

/RTSH/