RTSH 24 Live

Botë

Izraeli pranon marrëveshjen e armëpushimit me Libanin, Netanjahu: Sulmojmë nëse Hezbollahu e thyen

3 orë para

Izraeli pranon marrëveshjen e armëpushimit me Libanin, Netanjahu: Sulmojmë nëse Hezbollahu e thyen

Kabineti izraelit i sigurisë ka votuar në favor të një marrëveshjeje armëpushimi për t'i dhënë fund luftimeve me grupin militant Hezbollah në Liban. Propozimi synon të arrijë një ndërprerje 60-ditore të armiqësive me Hezbollahun.

Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu ka theksuar se nëse Hezbollahu e thyen marrëveshjen, Izraeli do të godasë.

Çdo përpjekje e Hezbollahut për t'u riarmatosur do të jetë shkelje e marrëveshjes dhe se Izraeli do të përgjigjet ashpër nëse e bëjnë këtë”, tha ai.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se marrëveshja e armëpushimit që po finalizohet mes Izraelit dhe Libanit do t'i japë një shtysë përpjekjeve për të siguruar përfundimin e luftës në Gaza.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të mërkurën (27 nëntor).

/rtsh.al/