RTSH 24 Live

Botë

Mblidhet kabineti izraelit, vendos sot mbi marrëveshjen e armëpushimit me Libanin

2 orë para

Mblidhet kabineti izraelit, vendos sot mbi marrëveshjen e armëpushimit me Libanin

Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet këtë të martë (26 nëntor) për të vendosur mbi një marrëveshje armëpushimi me Libanin pas më shumë se një viti luftimesh midis forcave izraelite dhe milicisë shiite Hezbollah.

Sipas marrëveshjes që po shqyrtohet, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thuhet se do të tërhiqen tërësisht nga Libani jugor; Hezbollahu do të tërheqë armët e tij të rënda në veri të lumit Litani, rreth 16 milje (25 km) në veri të kufirit izraelit; dhe ushtria libaneze do të lëvizë për të ofruar siguri në zonën kufitare së bashku me një forcë paqeruajtëse ekzistuese të OKB-së, gjatë një faze fillestare 60-ditore të tranzicionit.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë deklaroi një ditë më parë (25 nëntor) se marrëveshja që administrata Biden ishte përpjekur të ndërmjetësonte për muaj të tërë, nuk ishte finalizuar ende.

 Ai shtoi se është shpresëplotë mbi arritjen e një armëpushimi.

“Ka ende një proces, gjëra që unë mendoj se ata janë duke punuar. Ne besojmë se trajektorja e kësaj po shkon në një drejtim shumë pozitiv. Por asgjë nuk bëhet derisa të bëhet gjithçka. Asgjë nuk është negociuar derisa gjithçka të negociohet”, tha ai.

Sipas planit të propozuar të armëpushimit, SHBA do të drejtonte një komitet ndërkombëtar monitorimi prej pesë vendesh, i cili do të vepronte si arbitër për shkeljet, dhe SHBA-të raportohet se kanë ofruar mbështetje të garantuar për operacionet ushtarake izraelite mbi kufi, në rast se Hezbollahu kryen një sulm ose rikonstituon forcat e saj në jug të Litanit.

Konflikti filloi më 8 tetor të vitit të kaluar, kur Hezbollahu hodhi predha dhe raketa në qytetet kufitare izraelite në solidaritet me Hamasin, dhe luftimet janë intensifikuar ndjeshëm që nga fundi i shtatorit, kur Izraeli filloi një pushtim tokësor mes bombardimeve të intensifikuara në të gjithë Libanin, i cili ka vrau rreth 3,500 njerëz libanezë, si dhe një pjesë të madhe të udhëheqjes së Hezbollahut.

/rtsh.al/