RTSH 24 Live

Sociale

Gurët në veshka, nefrologia: Dimri rrit rrezikun e formimit të tyre. Ja metodat parandaluese

2 orë para

Gurët në veshka, nefrologia: Dimri rrit rrezikun e formimit të tyre. Ja metodat parandaluese

Gurët në veshka krijohen nga çrregullime në përqendrimin e kristaleve të urinës, që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Dimri ka një ndikim të veçantë në formimin e gurëve në veshka, thotë nefrologia Marsida Dhuli, gjatë një interviste për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH.

Sipas studimeve të fundit, mjekja shpjegon se gjatë këtij sezoni, kalciumi eliminohet më shumë përmes urinës, duke rritur mundësinë për krijimin e kristaleve dhe gurëve në veshka.

Gurët në veshka mund të shfaqen në çdo moshë, por më të prekur janë individët midis 40 dhe 60 vjeç, ndërsa meshkujt janë më të rrezikuar.

“Stina e dimrit ndikon në formimin e gurëve në veshka, studimet e fundit tregojnë se gjatë dimrit, kalciumi është një nga shkaktarët kryesor të formimi të gurëve në veshka largohet më shumë gjatë urinimit gjatë kohës së dimrit. Nëse më parë na thonin se gjatë verës si pasojë e dehidrimit ishte shkaktari kryesor, dimri favorizon shtimin e gurëve për shkaka të eliminimit të kalciumit. Krijimi i kristaleve në veshka shtohet gjatë dimër dhe dhimbjet janë edhe më të theksuara nga i ftohti. Gurët nuk njohin moshë, shfaqen në çdo lloj grup-mosha, kur shfaqet në mosha të vogla shpesh janë gjenetike apo kanë patologji të lindur. Mosha më e prekur është 40-60 vjeç. Sa i përket gjinisë mund të themi se meshkujt janë më të prekur në formimin e gurëve”, tha ajo.

Faktori gjenetik gjithashtu luan rol të rëndësishëm, pasi gurët mund të jenë të trashëguar, shton nefrologia. Megjithatë patologji të tjera si osteoporoza, infeksionet e shpeshta dhe disfunksionet e zorrëve, për mjeken Dhuli janë gjithashtu shkaktarë të njohur të formimit të gurëve.

Një tjetër faktor kyç është dieta. Konsumi i tepërt i kripës dhe kalciumit mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve, ku mjekja Dhuli rekomandon një dietë të balancuar.

“Osteoporoza, infeksionet e shpeshta por edhe mosfunksionimi i zorrëve në mënyrën e duhur janë patologji që ndikojnë në formimin e kristaleve në veshka. Duhet një vëmendje e rritur te personat që kanë një histori familjare të gurëve në veshka, pra është e trashëgueshme gjenetikisht. Por edhe stili i jetesës ka një ndikim të madh në krijimin e gurëve në veshka. Kripa rrit riskun e krijimit të kristaleve në veshka. Kripa rrit eliminimin e kalciumit dhe kjo ndikon ën formimin e gurëve. Duke përcaktuar llojin e gurit arrin të identifikosh edhe faktorët që kanë çuar në formimin tyre duke i eliminuar nga dieta ushqimore. Nuk duhet të konsumojmë sasi të shtuar në kalciumit dhe kripës, proteina shtazore duhet të jetë e reduktuar, nuk duhet të shtojmë vitaminë C duhet të kemi kujdes me agrumet pasi në sasi të mëdha ndikon në formimin e kristaleve. Kemi gurët që variojnë nga ato me milimetra deri në centimetra dhe madje kemi edhe gurë koralifor që duken si korale dhe zënë gjysmën e veshkësh së pacientit. Konsumi i lëngjeve është një nga pikat kryesore të mjekimit për gurët në veshka.

Skema e mjekimit të gurëve është shumë e gjerë dhe disa nuk mund të përdoren në shtatzëni. Vetë shtatzënia e favorizon krijimin e gurëve në veshka. Ajo që rekomandojmë në si mjekë është që para një planifikimi të shtatzëninë duhet kontrolluar trakti urinar që të trajtohen para një shtatzënia. Nëse ndodh gjatë saj, terapitë janë më të konservuara ku kemi terapi kundër dhimbjes me disa preparate të sigurta, pasi përdorimi i antibiotikëve është i rezervuar në këto raste. Sugjerohet që në këtë rast mund të ndërhyhet vetëm me preparate të sigurta që nuk kanë efekte anësore”, u shpreh mjekja.

/rtsh.al/