Një destinacion i ri i shtohet Bulqizës, me parkun tematik Retro “Divizioni”. Kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë Park si një model inovativ për zhvillimin e turizmit që do të transformojë, sipas tij, zonën e degraduar ushtarake.
Ky “Divizioni” i rilindur, sipas kryeministrit, do të ketë një destinacion turistik mikpritjeje, me treg turistik prodhimesh të zonës, hoteleri dhe shërbime, për vendasit dhe turistët.
“Hapim kantierin e një projekti që është shumë i veçantë në llojin e vetë, sepse do bëjë transformimin e një territori që deri në fillim të viteve 200 i përkiste ushtrisë shqiptare dhe sot është shëmbëlltyrë e degradimit.
Do krijojë një destinacion turistik të një lloji të veçantë. Fondi i Zhvillimit do ndërtojë infrastrukturën në 10 ha, do krijojë kushtet për të mikpritur në këtë infrastrukturë artizanët e zonës, gra të cilat sot janë shëmbëlltyra të përpjekjes për të jetuar me punë të ndershme përmes kultivimit të traditës ushqimore të kësaj zone.
Ky park do mikëpresë dhe ata të cilët kultivojnë apo përpunojnë produkte, qoftë fermerët e tokave të punuara të zonës, qoftë dhe grumbulluesit dhe përpunuesit e bimëve medicinale.
duke pasur dhe një strukturë hoteliere që FONDII zhvillimit do e menaxhojë. Me përfundimin e tunelit dhe çlirimin e segmentit mes Tiranë-Dibër, Dibra nuk është asgjë më shumë e më pak se periferia e gjelbër e kryeqytetit. Dibra do jetë referencë për banorët e kryeqytetit”, deklaroi Kryeministri.
Rama bëri me dije se ky park do të je5të vetëm 35 minuta larg Tiranës dhe se sipas tij, do jetë motor ekonomie për Bulqizën.
“Ky park tematik do jetë 35 minuta nga Tirana. Do jetë një nga zgjedhjet e fundjavave për shumë familje. Ky park do jetë motor ekonomie për Bulqizën e cila është identifikuar me minierat”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/