RTSH 24 Live

Sociale

Tunelet e nëndheshme të Kukësit - Interes i lartë nga turistët e huaj për t'i vizituar

5 orë para

Tunelet e nëndheshme të Kukësit - Interes i lartë nga turistët e huaj për t'i vizituar

Renis Cenaj është i riu nga Kukësi që shërben si guidë për të orientuar dhe promovuar tunelet e nëndheshme të Kukësit, një qytet që ndodhet nëntokë.

Guidën e ka themeluar babai im pastaj vazhdova dhe unë duke e ndjekur dhe mësova rrugët e tunelit, Guida e nëndheshëm të Kukësit ka rreth 6-7 vite. Këto vitet e fundit ka pas më shumë turiste”, u shpreh Renis Cenaj.

Vizitorët janë të shumtë, duke filluar nga ata vendas dhe të huaj, por këta të fundit janë më të shumtë në numër dhe duan të njihen me historinë e këtyre tuneleve.

Kryesisht janë të huaj”, tha Cenaj.

Këtë vit Renisi thotë që numri i turistëve ka ardhur në rritje, në krahasim me vitet e tjera. Veç tuneleve, të huajt kanë interes edhe për atraksionet e tjera që ofron Kukësi.

Këto tunele në atë kohë u ndërtuan për të shërbyer si strehim në rast lufte, ku sot ata janë pa funksion dhe të amortizuar.

Gazetar: D. Shehu 

/RTSH/