Vështirësitë me të cilën përballen komuniteti rom në Shkodër janë të shumta, mungesa e një banese gjithashtu kushtet e vështira ekonomike bën që çdo ditë fëmijë por edhe gra të komuniteti rom dalin rrugëve të qytetit të Shkodrës duke kërkuar lëmoshë.
Por, përveç qytetit, pjesëtarë të këtij komuniteti, janë të pranishëm edhe në pikën kufitare të Muriqanit, kryesisht gjatë fundjavave kur edhe fluksi i lëvizjeve është më i lartë.
Radhët që krijohen nga automjetet shfrytëzohen për grumbullimin e parave nga romët, të cilët lypin përgjatë këtij aksi.
Në Shkodër mësohet se të deklaruar që jetojnë janë 423 banor romë, ndërsa shumica e tyre janë të pa regjistruar. Problem për ta vijon të jetë strehimi dhe mungesa e punësimit.
Gazetar: L. Kadija
/RTSH/