RTSH 24 Live

Sociale

Gjirokastër, interesi i fermerëve për grurin - Këtë vit do të mbillen rreth 1.200 hektarë tokë me këtë kulturë

5 orë para

Gjirokastër, interesi i fermerëve për grurin - Këtë vit do të mbillen rreth 1.200 hektarë tokë me këtë kulturë

Në qarkun e Gjirokastrës do të  mbillen rreth 1mijë e 200 hektarë tokë me grurë. Specialisti i Bujqësisë Balil Bineri pohoj se sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë janë të njëjta krahasuar me vitin e kaluar.

Parashikohet që të mbillet një sipërfaqe pothuaj në nivelin e vitit të kaluar diku tek 1200 hektar, deri tani ka arritur deri në masën 80% nëse deri në fund të muajit e kanë realizuar këtë atëherë janë në kushte optimale”, u shpreh Balil Bineri, Specialist i bujqësisë.

Ruajtja e farës së grurit nga ana e fermerëve nuk është gjëja me e duhur pasi shpesh sjell mungesa në prodhim shtoj më tej Balili.

Fermerët ë mëdhenj marrin gjithnjë fara të kontrolluara, mirë është të marrin fara me gjeneracion të lartë dhe të mos kalojnë në gjeneracione të ulët ndërsa fermerët e vegjël mbajnë fara nga vitet e kaluara”, u shpreh Bineri.  

Ndonëse gruri nuk është kulturë parësore për qarkun e Gjirokastrës për sa i përket sipërfaqeve të mbjella, prodhimi i grurit i përket një cilësie të lartë.

Gazetare: l. Koçiu

/RTSH/