RTSH 24 Live

Botë

Zyrtari i lartë i NATO-s paralajmëron sipërmarrësit: Përgatitini për 'skenarin e kohës së luftës'

4 orë para

Zyrtari i lartë i NATO-s paralajmëron sipërmarrësit: Përgatitini për 'skenarin e kohës së luftës'

Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s u kërkoi të hënën bizneseve që të përgatiten për një skenar të kohës së luftës dhe të rregullojnë linjat e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të jenë më pak të cenueshëm ndaj shantazheve nga vende si Rusia dhe Kina.

Admirali i lartë i NATO-s Rob Bauer sipas CNN, u tha tw pranishmëve se ,"nëse ne jemi në gjendje të sigurojmë të gjitha produktet dhe shërbimet, kjo është një pjesë kyçe e parandalimit tonë", tha admirali holandez që është kreu i komitetit ushtarak të NATO-s në Bruksel.

Duke folur në një konferencë të Qendrës së Politikave Evropiane ai tha se parandalimi përfshin më shumë se vetëm aftësi ushtarake, pasi të gjitha instrumentet e disponueshëm përdoren në luftë.

"Ne jemi dëshmitarë të sabotimeve gjithnjë e më shumë dhe Evropa tashmë e ka përjetuar këtë në furnizimin me energji. Ne menduam se kishim një marrëveshje me Gazprom, por në fakt kishim një marrëveshje me zotin Putin. E njëjta gjë vlen edhe për infrastrukturën dhe produktet kineze. Ne në fakt kishim një marrëveshje me zotin Xi”, tha Bauer.

Bauer paralajmëroi për varësinë e Perëndimit nga Kina, prej nga vijnë 60% e metaleve të rralla dhe ku 90% e tyre përpunohen. Nga Kina mbërrijnë edhe përbërës kimikë për qetësues, antibiotikë, antiinflamatorë dhe ilaçe për presionin e lartë të gjakut.

"Ne jemi naivë nëse mendojmë se Partia Komuniste nuk do të përfitojë nga kjo fuqi. Biznesmenët nga Evropa dhe Amerika duhet të kuptojnë se vendimet e biznesit që marrin kanë pasoja strategjike për vendet e tyre. Biznesmenët duhet të përgatisin një skenar lufte dhe të përshtatin prodhimin dhe shpërndarjen e tyre me të. Ushtria fiton betejat, dhe ekonomitë fitojnë luftëra", tha më tej Bauer.

 

/rtsh.al/