Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi "në parim" marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun gjatë një konsultimi për sigurinë me zyrtarët izraelitë të dielën mbrëma.
Izraeli ka ende rezerva për disa detaje të marrëveshjes, të cilat do i transmetohen qeverisë libaneze këtë të hënë.
Bisedimet duket se po ecin pozitivisht drejt një marrëveshjeje. Ditët e fundit, Hezbollahu ka shqyrtuar një propozim të mbështetur nga SHBA për një pauzë 60-ditore në luftime që mund të çojë në një armëpushim të qëndrueshëm.
Izraeli nisi një ofensivë në Liban në mesin e shtatorit pas sulmeve të Hezbollahu, i cili u solidarizua me Hamasin dhe palestinezët në Gaza. Që atëherë, Izraeli ka nisur një pushtim tokësor, ka vrarë një varg liderësh të Hezbollahut.
/rtsh.al/