Analisti, Platon Nesturi ka risjellë në vëmendje deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani në komunikimin publik në emisionin “3D”, ku tha se SPAK do të ketë në vëmendje krimin zgjedhor.
Për Nesturin, SPAK po ngjall një farë frike që sipas tij do të ndikojë edhe në klimën politike.
“Toni i ulët i zërit që përdori Dumani, tregonte që ishte i mbrojtur, përpos sulmeve që ka marrë. Dumani u ndal edhe tek krimi i organizuar që është padyshim një element shumë shqetësues për vendin sidomos aty ku ndërthuren interesat të krimit të organizuar dhe politikës. Ka elementë që janë vrejtur. Mendoj që po ngjall një lloj frike, mendoj që do të ndikojë edhe në klimën politike. Dumani tha se SPAK do ta ketë shumë në vëmendje krimin zgjedhor dhe besoj se do ketë një sfidë shumë të madhe gjatë kësaj periudhe”, tha Nesturi.
/rtsh.al/