RTSH 24 Live

Aktualitet

Masa për 2 gazetarët, Gjikondi: SPAK nuk ka zhgënjyer të bëjë pis njeri

2 orë para

Masa për 2 gazetarët, Gjikondi: SPAK nuk ka zhgënjyer të bëjë pis njeri

Juristja, Brisida Gjikondi ka komentuar arrestimin e dy gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno ndërsa e ka konsideruar vepër të rëndë jo vetëm penale, por edhe nga ana morale. Në emisionin “3D”, Gjikondi shprehet se sipas saj, hetimet nuk bëhen më kot, pasi siç ajo thotë SPAK nuk ka ndonjë pasion që të “bëjë pis” personazhe.

“Janë disa profesione që kur kryejnë një vepër penale, penaliteti është akoma më i madh së nëse e bën një person tjetër. Dhe një person që është gazetari konkretisht , që ka dhe kodin etik, në rastin se ajo që aludohet, dhënia dhe marrja e informacioneve nëpërmjet bandave, moralisht vihen përpara përgjegjësisë.  Për njerëzit që janë simbole,  në media apo politikë ana morale është shumë e rëndësishme. Unë po them se deri tani SPAK nuk ka zhgënjyer me hetimet, nuk ka qenë subjektive dhe nuk ka ndonjë pasion që të bëjë pis personazhe. Mendoj që me këtë që ndodhi të ketë edhe një veting moral edhe pasuror me këta gazetarët që bëjnë show çdo natë, por me profesionin e gazetarit e kanë përdorur për tu pasuruar", tha Gjikondi.

/rtsh.al/