RTSH 24 Live

Aktualitet

Muça: Berisha i vuri shkelmin Hoxhës, i cili denoncoi 21-Janarin

3 orë para

Muça: Berisha i vuri shkelmin Hoxhës, i cili denoncoi 21-Janarin

Gazetari Flogert Muça deklaroi në studion e “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se, nga njëra anë Berisha deklaron që SPAK është i Ramës, Bajrat janë të Ramës dhe gazetari Artan Hoxha është i Ramës, por nga ana tjetër, dhe pse ky SPAK është i Ramës sërish i kap dhe i “plas” brenda në burg njërëzit e Ramës.

“Ky është absurdi ku ka rënë Sali Berisha dhe ai e ndan gazetarin Artan Hoxha me kolegun tjetër Elton Qyno. Gazetari Hoxha duhet të deligjitimohet  deri në fund sepse ai ka nxjerr pamjet e 21 janarit  apo dhe ngjarjet me  Haklajt e Tropojës. Hoxha ka nxjerr disa prova dhe fakte të cilat shënojnë jetën politike të Sali Berishës duke i vendosur një vulë goxha të zezë karrierës së tij politike. 

/rtsh.al/