RTSH 24 Live

Aktualitet

Zogaj: Dumani, themelues i normalizimit të akuzës

2 orë para

Zogaj: Dumani, themelues i normalizimit të akuzës

Analisti, Prenç Zogaj e ka mirëpritur intervistën publike të kryetarit të SPAK, Altin Dumani. Në emisionin “3D”, Zogaj shprehet se Dumani theu një lloj rregulli të pashkruar të zyrtarëve të këtij profili ndërsa tha se SPAK me në krye Dumanin mishëron një pritshmëri të lartë për të luftuar pandëshkueshmërinë në Shqipëri.

Më bëri përshtypje që theu një lloj rregulli të pashkruar zyrtarëve të këtij profili, vetëm në Shqipëri , por edhe në vende të tjerë, ku prokurorët mbajnë një lloj distance. Fakti që ai doli në një intervistë ballë për ballë, dhe fakti që zgjodhi Televizionin Publik më pëlqeu shumë. Faktikisht SPAK ka kohë që i ka përmirësuar marrëdhëniet  publike përmes stafit të mediave që ka. Pra nuk janë misterioz. Por këtu kemi një hap më përpara, sidomos për rolin që po merr SPAK dhe do të ketë në jetën publike në vendin tonë, besoj që është një zgjidhje që duhet të vazhdohet. Komunikimi nuk ka asnjë gjë keqe në komunikon me publikun për punën që po bën. Duke qenë Dumani si kryetar i SPAK,  mishëron një pritshmëri të lartë. Janë bërë një mishërim i një shprese të madhe popullore për të luftuar pandëshkueshmërinë në Shqipëri. Ishte shumë modest dhe shumë objektiv", tha Zogaj.

Zogaj vlerësoi punën e SPAK ndërsa tha se sipas tij, po themelojnë normalizimin e akuzës.

"E njihte shumë mirë punën. E vinte theksin tek ajo që nuk është bërë. SPAK po bën gjënë  e duhur. Ata po themelohen për herë të parë në Shqipëri. Po themelojnë normalizimin e akuzës", tha Zogaj.

/rtsh.al./