RTSH 24 Live

Politikë

Bregu: Protesta e opozitës acaroi qytetarët. Opozita s'e ka popullin e vet

3 orë para

Bregu: Protesta e opozitës acaroi qytetarët. Opozita s'e ka popullin e vet

Mbajtja për rreth 3 orë protestë nga opozita, duke bllokuar qarkullimin në 5 kryqëzimet kryesore në kryeqytet, për pedagogun Zylyftar Bregun krijoi ndjenjë acarimi tek qytetarët.

Në emisionin “3D”, Bregu tha se opozita duhet të tregojë kujdes sepse një protestë e këtij lloji po pengon rutinën normale të qytetarëve. Sipas Bregut, qëllimi duhet të jetë "zgjimi i nervit opozitar" te qytetarët.

“Opozita duhet të ketë kujdes që nga një protestë për mosbindje civile të kthehet në një protestë për mosbindje sociale, pra një lloj konflikti me njerëzit që duan të shkojnë në aeroport, apo të kthehen nga rrethet. Qëllimi i opozitës është që nëpërmjet kësaj protestë të zgjojë pak nervin opozitar, të t’i bashkohen. Nëse kjo protestë krijon një farë acarim me atë që quhet popull, atëherë ku do t’i marri votat që të përmbysi këtë regjim. Opozita nuk ka popullin me vete sepse po ta kishte popullin me vete, do ndikonte dhe tek Rama. Opozita ka një qëllim për t’i shpeshtuar këto forma proteste sepse jemi në fillim të fushatës elektorale", tha Bregu.

/rtsh.al/