RTSH 24 Live

Botë

Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë

3 orë para

Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë

Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë në moshën 112 vjeçare.  John Alfred Tinniswood vdiq në azilin ku jetonte në Angli. Ai lindi më 26 gusht 1912 dhe u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në prill 2024.

Në një intervistë të tij të mëparshme, Tinnisëood shprehej se ishte "mjaft aktiv kur ishte i ri" dhe bënte "shumë ecje", por tha se nuk e kishte idenë pse ishte i bekuar me një jetëgjatësi të tillë. Ai këmbënguli se nuk ishte "ndryshe" nga askush tjetër, duke shtuar: "Ju ose jetoni gjatë ose jo dhe nuk mund të bëni asgjë për këtë."

Njeriu më i vjetër i regjistruar ndonjëherë në botë ka qenë Jiroemon Kimura, nga Japonia, i cili jetoi deri në moshën 116 vjeç e 54 ditë. Ai vdiq në vitin 2013.

/rtsh.al/