RTSH 24 Live

Aktualitet

Tensionet në Mosbindjen Civile, Andoni: Fotokopje e protestave të mëparshme të opozitës

2 orë para

Tensionet në Mosbindjen Civile, Andoni: Fotokopje e protestave të mëparshme të opozitës

Analisti, Ben Andoni i ftuar në studion e RTSH-së komentoi protestën e opozitës në kryeqytet e cila nisi me tensione të larta me forcat e policisë.

Sipas Andonit, situata në të tilla protesta janë të pritshme, sepse mungon retorika politika, që figurat e opozitës të mbajnë fjalime dhe të flasin me të pranishmit.

“Kamerat nuk na ndihmojmë të shohim masivitetin e protestës por ajo që është parë deri tani, është një fotokopje e gjithë aktiviteteve të mëparshme të opozitës”.

Kjo do të thotë, vijon Andoni,  që deputetet e PD-së duke pasur mbrojtje ligjore janë ata që kundërshtojnë më shumë policinë.

Ndërsa pjesa tjetër e shikojnë dhe shoqërojnë këtë përplase ndërmjet deputetëve dhe policisë”.

Më tej ai deklaroi se, “me atë që kuptojmë nga pamjet e transmetuara nga RTSH, kuptojmë se te  Bashkia e Tiranës do të kishte përplasje të përshkallëzuar dhe kjo është arsyeja që policia ka përdorur element të tjerë për ti shpërndarë.

Dëgjuam edhe deklaratën e deputetit  Bardhi, i cili deklaroi se Policia e Shtetit është kundra ligjit që nuk i lejon të protestojnë, por edhe bllokimi i rrugës është kundër ligjit!. Këtu ka një paradoks, deputeti nuk mund të flas me dy regjistra dhe duhet ta respektoi dhe ai ligjin. Ndoshta është një handikap ajo që një pjesë e punonjësve të policisë janë pa shenjat dalluese, por është e tepruar që policisë ta akuzosh në këtë mënyrën. Policia po mundohet të lehtësojë kalimin në udhëkryqe duke lejuar kalimin e lirë të qytetarëve”.

Për Ben Andonin, opozita ka perfeksionuar këtë lloji proteste por pjesëmarrja është shumë e vështirë për tu dalluar.

Ne e shikojmë këtë nga një kënd përplasjesh me punonjësit e policisë por nuk shikohet masiviteti. Ka element por është shumë larg e mosbindjes civile në protestat e opozitës.

/rtsh.al/