Pesë vjet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit të banesave vazhdon ende. Bashkia e Durrësit është duke kryer rikonstruksionet e fundit të pallateve që u dëmtuan nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, deklaroi se është bërë përparim në rindërtimin e banesave dhe institucioneve arsimore, si dhe në ndërtimin e lagjes së re në Spitallë me rreth 1000 apartamente.
“Mbi 400-500 familje janë në banesat e reja të ndërtuara dhe jemi duke përfunduar lagjen e re te rindërtimit, e cila do të bëjë të mundur dhe finalizimin dhe dorëzimin e banesave”, u shpreh Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit.
Sipas shifrave zyrtare të bashkisë Durrës afro 90 për qind e ndërtesave të dëmtuara me shkallë DS3 dhe DS4 janë përfunduar dhe kanë mbetur edhe 10 për qind pa u dorëzuar. Afro 400 familje janë futur në banesat e reja, në pallatet që u shembën dhe u rindërtuan nga e para. Gjatë këtyre 5 viteve janë ndërtuar nga e para edhe 44 institucione arsimore, si çerdhe, kopshte dhe shkolla. Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima në zgjidhe vendin dhe mbi 3000 të plagosur.
/RTSH/