RTSH 24 Live

Kulturë

“Kthimi i ushtrisë së vdekur”, premiera e filmit të restauruar për 80-vjetorin e Çlirimit

26/11/2024

“Kthimi i ushtrisë së vdekur”, premiera e filmit të restauruar për 80-vjetorin e Çlirimit

Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, Arkivi Qendror i Filmit ka shfaqur filmin e restauruar “Kthimi i ushtrisë se vdekur” me regji të Dhimitër Anagnostit.

Ky film vjen si një homazh për njeriun që luftoi, që vuajti pasojat e luftës dhe për atë që ra duke mbrojtur kauzat e tij.

Realizimi i regjisorit Anagnosti në vitin 1979, mbi skenarin e romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ekranizohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për këtë rast.

Në kuadër të Vitit të Çlirimit, DPA-ja synon që përmes kinematografisë t’i njohë të rinjtë me të shkuarën e vendit.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit nisi punën me restaurimin veprave filmike në vitin 2012 në bashkëpunim edhe me studio të huaja.

Filmat që janë restauruar deri tani janë prodhime kinematografike para viteve 90.

Gazetare: Xhilda Kondi

/RTSH/