Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve në Lushnjë ka përkujtuar 50 vjetorin e krijimit të saj. Të ftuar kanë qenë shkrimtarë, artistë nga ky qytet si dhe akademikë nga Kosova.
Albi Lushi drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë ka vënë theksin tek ndërtimi i bashkëpunimit artistik dhe kulturor mbarë shqiptar. Lushi kërkoi riorganizim të lidhjes për ëe gjitha trojet shqipfolëse, për të pasur një lidhje të përbashkuar mbarë kombëtare.
“Urat lidhëse përmes poetëve, shkrimtarëve, artistëve jo vetëm në Lushnjë por në të gjithë Shqipërinë janë një dorë e fortë”, u shpreh Albi Lushi, Drejtues i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artisteve të Shqipërisë.
Dr. Zymer Neziri, pedagog në universitetin e Prishtinës i ftuar nderi në këtë takim theksoi se Lushnja dhe kongresi i saj ka jehonë të madhe në Kosovë.
“Lushnja dhe kongresi i saj, atëherë kur në Shqipëri nuk kishte asnjë pëllëmbë të lirë toke dhe Lushnja asokohe ngriti zërin e historisë dhe të ndërgjegjes kombëtare”, u shpreh pedagogu, Zymer Neziri.
Eriselda Sefa, kryetarja e Bashkisë Lushnjës, solli në vëmendje emrat e disa artistëve dhe shkrimtarëve vendas. Ajo theksoi se bashkia do të organizojë më shumë aktivitete të tilla kulturore duke nderuar intelektualët e qytetit.
“Nga ky qytet kanë dal shumë artistë si Margarita Xhepa, Ilia Shyti etj por edhe shumë shkrimtar si Vath Korreshi etj”, u shpreh Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.
Sot Lushnja është derivat i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Gjithçka është e ligjëruar nga institucionet ligj zbatuese ,madje ka nisur botimi revistës periodike të lidhjes.
/RTSH/