RTSH 24 Live

Aktualitet

Protesta e dytë te Ministria e Arsimit, kërkohet siguri e shtuar pas vrasjes së 14-vjeçarit

3 orë para

Protesta e dytë te Ministria e Arsimit, kërkohet siguri e shtuar pas vrasjes së 14-vjeçarit

Sikurse ishte lajmëruar, prindër, të rinj dhe shumë qytetar të grupmoshave të ndryshëm janë mbledhur këtë të hënë në protestën e dytë për 14-vjeçarin, Martin Cani, I vrarë më thikë pranë shkollës “Fan Noli”.

Gazetarja e RTSH Katerina Kule raporton se shumë qytetarë ndodhen jashtë ambienteve të Ministrisë së Arsimit.

14-vjeçari humbi jetën një javë më parë, pasi u godit katër herë më thikë.

Në protestën e organizuar nga qytetarët ishte i pranishëm dhe babai i vogëlushit të ndjerë Martin Cani, i cili mbeti i vrarë nga goditjet me thikë në zemër prej bashkëmoshatarit Mario Përlleshi.

 

Angel Canin, ishte i rrethuar nga familjarë të tij, ndërsa edhe qytetarë të ndryshëm shihen teksa e ngushëllojnë dhe japin forcë duke i shprehur mbështetjen pas tragjedisë me djalin e tij, vetëm 14-vjeçar.

Ndërsa gjyshi i Martinit të ndjerë ka folur në protestë duke kërkuar drejtësi.

Vetëm drejtësi, nuk dua askush të përfitojë nga rasti. Në rast se nuk do zgjidhet ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem. Sikur ra Martini për hir të demokracisë, do bie dhe unë se s’ka çfarë më duhet më jeta”.

Gjithashtu një tjetër folëse në këtë protestë ka qenë dhe motra e Egli Progës, i cili u vra gjatë verës.

Në një fjalim plot me emocion motra e Egli Progës, Jonida, bëri thirrje për drejtësi hyjnore.

“Mua tashmë më njihni, vazhdoj të jemi motra e Egli Progës. Erdha sot për Martinin engjëllin e vogël të babit të tij dhe nënës së tij. Çfarë zemre duhet të ketë një nënë që nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj 14-vjeçar, dritën e syve të saj”

Kujtojmë  se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.

Ndaj autorit të dyshuar, Mario P. është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.

Ndaj autorit të dyshuar, Mario P. është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gazetarja Kule raportoi se kërkesat kryesore e prindërve, janë siguria e fëmijëve në shkolla dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.

/rtsh.al/