RTSH 24 Live

Aktualitet

SPAK operacion në Elbasan, 18 urdhërarreste për ish-gjyqtarë dhe zyrtarë të lartë të policisë

4 orë para

SPAK operacion në Elbasan, 18 urdhërarreste për ish-gjyqtarë dhe zyrtarë të lartë të policisë

SPAK, në bashkëpunim me Europol, ka realizuar një operacion në Elbasan, ku janë lëshuar 21 masa sigurie, përfshirë 18 "arrestime me burg". Mes të arrestuarve janë ish-gjyqtarë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Operacioni ka përfshirë gjithashtu lëshimin e masës "arrest shtëpie" për një avokat dhe "detyrim paraqitje" për dy gazetarë të njohur.

Sipas burimeve, një nga të arrestuarat është ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ndodhej në "arrest shtëpie" që nga gushti i vitit 2024, gjatë operacionit "Plumbi i Artë 2". Ermi i saj doli nga përgjigjet e grupeve kriminale, ku dyshohet se ajo ka falsifikuar vendime gjykate në favor të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja dhe u ka dhënë atyre informacione mbi sekrete hetimore.

Masat sigurie lidhen me hetimet për korrupsion dhe lidhjet e dyshimta të ish-gjyqtarëve dhe zyrtarëve me grupin kriminal të Suel Çelës, zbardhur nga bisedat e publikuara në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC.

SPAK ka urdhëruar gjithashtu kontrollin e disa banesave dhe objekteve të dyshuara si baza të aktivitetit kriminal. Operacioni është ende në zhvillim, dhe SPAK ka paralajmëruar se do të japë detaje të tjera në ditët në vijim.

Suel Çela është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ku ka qenë i përmendur në shumë ngjarje kriminale por që ka arritur gjithmonë t’i shpëtojë burgut. Në 2017 ai u përshi edhe në sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit, por gjykata sërish e shpalli të pafajshëm.  Në 2022 ai është shpallur në kërkim, si porositësi i 3 atentateve, që u zbardhën pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

/rtsh.al/