RTSH 24 Live

Kulturë

Festivali “Vaçe Zela për mikrofonin e artë”- Mbyllet edicioni i tretë me fituesen 14 vjeçare Era Hasanaj

7 orë para

Festivali “Vaçe Zela për mikrofonin e artë”- Mbyllet edicioni i tretë me fituesen 14 vjeçare Era Hasanaj

Në teatrin “Bylis” të Fierit është zhvilluar edicioni i tretë i festivalit “Vaçe Zela për Mikrofonin e artë”. Plot emocione interpretuan 16 fëmijë nga mosha  6 vjeç deri në moshën 15 vjeç, të ardhur nga Prishtina, Istogu, Tirana, Mynyhu, Fieri, Vlora, Saranda, Librazhdi, Lushnja etj të cilët interpretuan këngë nga repertori i artistes “Nderi i Kombit” Vaçe Zela. Juria me artistë të njohur si Zhani Ciko, Irma Libohova dhe Pavllo Sopiqoti vlerësuan interpretimin e artistëve të vegjël. Ky edicion nxori fituese Era Hasanaj 14 vjeçaren nga Kamza me këngën “Mesnate”.

Me çmimin e tretë u vlerësua, Kristel Krasniqin nga Fieri me këngën” Esperanza” ndërsa çmimi i dytë shkoi për 12 vjeçaren, Rigerta Kojku nga Librazhdi e cila  interpretoi “ Djaloshi dhe shiu”.

Festivali Vaçe Zela për “Mikrofonin e artë” solli konkurrimin e talenteve të reja por edhe një ri kujtesë e vlerave të muzikës shqiptare referuar repertorit të pasur të Vaçe Zelës.

/RTSH/