Në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica“ në Fier është prezantuar “ Shenjat“ një ekspozitë e cila vjen në edicionin e 9 të saj duke sjellë punime grafike nga artistë të Maqedonisë së Veriut shqiptarë dhe etni të tjera. Punimet kanë sjellë ndjesitë e rrugëtimit të autorëve duke përcjellë rrugëtimin emocional të 21 krijueseve të cilët sollën 42 punime.
“Vendet e tjera siç është Maqedonia e Veriut ka lëvruar grafikën në të gjitha teknikat e saj”, u shpreh Arben Koliçi, Bashkë kurator i ekspozitës.
“Grafisë të cilët e kanë dëshmuar me eksperiencën e tyre profesionale nëpër botë, ne Bienale ndërkombëtare të grafikës”, u shpreh Burhan Ahmeti, bashkë kurator i ekspozitës.
Artistët pjesëmarrës ndanë emocionet në lidhje me këtë ekspozitë. Ekspozita “Shenjat“ do të qëndrojë e hapur për publikun artdashës në Galerinë e Artit Fier, deri në fillim të dhjetorit.
/RTSH/