Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia marrin këngës në odën e miqve në kullën e Hoxhë Ibrahim Dollapit, ashtu si dikur Isë Boletini e trimat e tij, pas një beteje të lavdishme.
Sot në këtë vizitë mos harresë dhe mirënjohje, që bëhen dhe në prag të Festës së Pavarësisë, për të cilën Isa Boletini e Hasan Prishtina thanë gjithçka, amaneti i heronjve vjen i shenjtë nga goja dhe besa e pasardhësve të tyre, dhe si një trashëgimi në krijimtarinë popullore.
Trashëgimtari dhe i zoti i kullës duke ruajtur besën dhe fjalën e të parëve dhenë në kullat e panënshtruar, vlerëson se takime të tilla forcojnë dhe më shumë lidhjet mes shqiptareve në çdo kohë.
Muajt e fundit vizita dhe pllakate janë vendosur në disa kulla e shtëpi që kanë qenë baza të luftës dhe që kanë strehuar heronjtë e Kosovës dhe Shqipërisë,
Gazetar: Jonuz Hallaçi
/RTSH/