RTSH 24 Live

Kosovë

Rrëmbimi i 3 efektivëve të Kosovës, zyrtari serb: U kapën në territorin e Serbisë, ishin të armatosur

14/06/2023

Rrëmbimi i 3 efektivëve të Kosovës, zyrtari serb: U kapën në territorin e Serbisë, ishin të armatosur
Në foto, zyrtari serb, Zheljko Brkiq

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, Zheljko Brkiq ka reaguar në lidhje me atë që Kosova e cilësuar si rrëmbim të 3 efektivëve të saj, ndërsa sipas Beogradit bëhet fjalë për arrestim.

Sipas Brkiq, efektivët e Policisë së Kosovës,  janë kapur në thellësi të territorit të Serbisë qendrore dhe se ishin me veshje të plotë ushtarake.

Në ndryshim nga Policia e Kosovës, sipas së cilës efektivët e tyre u arrestuan brenda territorit të Kosovës, Brkiq thotë se nuk është kaluar “në asnjë moment” vija ndarëse e kufirit nga njësia speciale e antiterrorist të Serbisë.

Të tre të arrestuarit ishin me pajisje të plota ushtarake, të armatosur me tri pushkë automatike, municione, harta, pajisje GPS dhe pajisje të tjera”, tha Brkiq në një konferencë për shtyp.

Policia e Kosovës njoftoi se tre efektivë të saj në pikën kufitare Tresave/Bare janë rrëmbyer nga forcat serbe. Ministri i Brendshëm i Kosovës tha se rrëmbimi është kryer 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës, ndërkohë ministria e Brendshme e Serbisë, duke e konsideruar arrestim, thotë se efektivët kanë qenë brenda në territorin serb.

/rtsh.al/