Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Kolumbi, është takuar me Presidentin e Senatit dhe Kongresit kolumbian, Efrain Cepeda, me të cilin ka biseduar për rëndësinë e paqes.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Osmani, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se përveç presidentit të Senatit dhe Kongresit është takuar edhe me zëvendës Presidenti e kryetarë të Komisioneve.
“Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt”, shkroi presidentja.
/rtsh.al/