RTSH 24 Live

Aktualitet

U nis me not nga Italia, avokatja ndërpret sfidën, flet nga spitali: Jam mirë, po më mbajnë në mbikëqyrje

23/06/2023

U nis me not nga Italia, avokatja ndërpret sfidën, flet nga spitali: Jam mirë, po më mbajnë në mbikëqyrje
Në foto, Eva Buzo gjatë sfidës së notit

Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buzo u shtrua në spitalin e Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan të ndërpresë sfidën e nisur prej mëngjesit të djeshëm. Ajo fillimisht u vendos në terapi intensive, pasi sipas mjekëve kishte hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.

Ndërkohë gjendja e saj shëndetësore aktualisht raportohet se është e qëndrueshme, ndërsa nga spitali ajo ka dhënë edhe një mesazh.

Përshëndetje të gjithëve thjesht një mesazh i shkurtër, jam shumë mirë. Po më mbajnë në mbikëqyrje dhe do të kontaktoj sërish me ju sa më shpejt të mundem. Faleminderit shumë të gjithëve, çfarë noti!”, tha ajo.

Edhe pse sfida e saj nuk shkoi deri në fund, u thye çdo rekord. Avokatja u nis mëngjesin e djeshëm nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të ndërpresë sfidën 10 milje nga Karaburuni. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/