RTSH 24 Live

Aktualitet

Celibashi: Votuesit jashtë vendit mund të përdorin dokumente të skaduara

08/02/2025

Celibashi: Votuesit jashtë vendit mund të përdorin dokumente të skaduara

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shpërndarë një informacion të rëndësishëm për votuesit shqiptarë jashtë vendit.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Celibashi u ka kujtuar qytetarëve të cilëve u ka skaduar afati i dokumenteve biometrike të identifikimit, se qeveria shqiptare ka vendosur zgjatjen e vlefshmërisë së këtyre dokumenteve.

Ky hap do të mundësojë pjesëmarrjen e votuesve jashtë vendit në zgjedhje, duke i lejuar ata të ushtrojnë të drejtën e votës edhe me dokumente të skaduara.

/rtsh.al/