RTSH 24 Live

Kosovë

Abdixhiku publikon rezultatet e zgjedhjeve: LDK-ja ka rritje, por rezultati jo i kënaqshëm

16 orë para

Abdixhiku publikon rezultatet e zgjedhjeve: LDK-ja ka rritje, por rezultati jo i kënaqshëm

Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka thënë se rezultati që partia e tij arriti në këto zgjedhje nuk është i kënaqshëm. Në një konferencë për media, ai ka falënderuar të gjithë pjesëtarët, aktivistët dhe vëzhguesit e LDK-së për demokracinë që kanë treguar edhe sot edhe gjatë fushatës zgjedhore.

“Dua të falënderoj çdo veprimtarë të LDK-së, degët tona, komisionerët e vëzhguesit tanë, që kanë bërë të pamundurën në këto 30 ditë”.

“Aktivistët tanë kanë bërë një fushatë me dinjitet, një fushatë moderne të cilën duhet ta ruajmë me plotë dinjitet. Dritë do të ketë në Kosovë, ky është rezultat demokratik, LDK-ja del me rritje të konsiderueshme nga ky proces, ndonëse rezultati nuk është i kënaqshëm në përmasat që kemi pritur edhe ne”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, Abdixhiku, në konferencën për mediat ka treguar rezultatet preliminare. Ai ka thënë se meqë KQZ s’po e bën atë që duhej ta bënte, ka dhënë rezultatet sipas LDK-së.

 “Dua t’i shpall rezultatet preliminare që janë marrë nga komisionerët. Janë rezultat preliminare pa mërgatën dhe pa votat me kusht. Kërkoj mirëkuptim edhe nga partitë. LDK- 18.14 % 158 mijë e 54 vota, VV- 39.88 % , PDK 21.84 % AAK- 7.62 %. Lista Familja 1.5 %”, ka deklaruar Abdixhiku.

/rtsh.al/