RTSH 24 Live

Kosovë

Osmani vizitë zyrtare në Paris me ftesë të presidentit Macron

14 orë para

Osmani vizitë zyrtare  në Paris me ftesë të presidentit Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Paris, me ftesë të homologut të saj Emmanuel Macon.

Sikurse bën me dije zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës, gjatë qëndrimit në Francë, Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

Po ashtu, Osmani do të jetë e pranishme edhe në darkën zyrtare që do të shtrohet në Pallatin Elysee, si dhe në seancën plenare që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi.

“Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga presidenti Macron dhe kryeministri Modi”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/