RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbi 500 mijë turistë në muajin janar, Kumbaro: Lëmë pas turizmin sezonal

08/02/2025

Mbi 500 mijë turistë në muajin janar, Kumbaro: Lëmë pas turizmin sezonal

Më shumë se 500 mijë vizitorë të huaj e vizituan Shqipërinë vetëm gjatë muajit janar.

Shifrat u bënë të ditura nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila tha të shtunën se Shqipëria ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka kaluar te turizmi i qëndrueshëm.

"Më shumë se gjysmë milion vizitorë të huaj vetëm në muajin e parë të vitit tregojnë se Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka konsoliduar një kapitull të ri në turizmin e qëndrueshëm, ku po vizitohet nëpër bujtina, shtigje malore, ngjitje majash, qytete historike, muze e kështjella, ndërsa në katër vitet e ardhshme do të jetë kampione e Ballkanit në këtë industri," shkroi ministrja Kumbaro në rrjetin social Facebook.

Sipas znj. Kumbaro, numri i vizitorëve gjatë muajit janar rezulton 14,5 për qind më shumë se viti i kaluar dhe gati tri herë më shumë krahasuar me katër vite më parë.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/