Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Sulmet e protestuesve nuk kanë kursyer as mediat, të cilat ishin duke kryer filmime në Leposaviç.
Kameramani i RTK ka pësuar lëndime, pasi është goditur në trup dhe kokë nga protestuesit, ndërsa ngjarja u regjistrua vetëm disa minuta pasi ata raportuan drejtpërdrejtë për RTSH 24 në lidhje me situatën atje.
Ngjarja vjen pak pas vendimit të marrë nga Gjykata Serbe e cila caktoi 30 ditë paraburgim për tre policët e Kosovës.
Kujtojmë se tensionet në veri erdhën pas zgjedhjes së 4 kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçan, ku serbët lokalë u ngritën në protesta duke kundërshtuar zgjedhjen e Kryetarëve të rinj. Protestat u shoqëtuan me përplasje nga ana e serbëve lokalë me pjesëtarët e KFOR-it, çfarë solli dhe plagosjen e 41 pjesëtarëve të KFOR.
/rtsh.al/